Psikologia për gjendjen e Gjestit: Mund të vuajë nga stresi post-traumatik pas tragjedisë së vëllait…
Gjendja emocionale e këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është bërë temë diskutimi pas ngjarjeve të fundit dhe paraburgimit të tij. Para gjykatës, ai ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në një gjendje të rënduar emocionale, duke kërkuar edhe falje për rastin. Lidhur me këtë situatë ka folur edhe psikologia Atifete Syla, e cila në emisionin “Weekend” ka komentuar gjendjen e mundshme psikologjike të artistit. Sipas saj, Gjesti mund të ketë përjetuar një ngarkesë të madhe emocionale, e cila mund të lidhet me tragjedinë që i ka ndodhur në familje, por edhe me periudhën e gjatë të izolimit në spektakle televizive. Atifete Syla tha: “Ai ka mundësi të vuajë nga stresi posttraumatik për shkak të tragjedisë së vëllait të...
Burimi:
ntv.al