‘Pse ti ishe ajo e djeshmja’/ Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram

‘Pse ti ishe ajo e djeshmja’/ Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Jonida hapi zemrën duke rrëfyer pjesë nga jeta e saj, duke përfshirë momentet më të vështira, por edhe ato që i kujton me buzëqeshje. Pas një historie prekje nga jeta e saj që e bëri të përlotej, Arbana ndryshoi temën e intervistës duke e pyetur për Romeo Veshajn, duke sjellë një atmosferë më të lehtë. Kjo bëri që Jonida të qeshte dhe të tregonte se si e kishte njohur atë. Arbana: Si u njohët ju atëherë?Jonida: U njohëm rastësisht, njiheshim si figura televizive, dhe u përshëndetëm një dy herë. Më tej, Jonida rrëfeu se Romeo kishte shkuar ta përshëndeste kur ajo ishte dalë me shoqet e saj. “Siç është Romeo, karizmatik, me një humor që s’ia kisha...