Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

Pas eliminimit të tij të premten, Toney ka vazhduar qëndrimin në shtëpinë kapsulë, duke mbajtur gjallë shpresën për një rikthim të mundshëm në Big Brother VIP Kosova. Kjo mundësi u konkretizua së fundmi, kur Vëllai i Madh u dha banorëve një vendim të vështirë që do të ndikonte drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës. Banorët Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha u përballën me pyetjen vendimtare: a ishin të gatshëm ta rikthenin Toney-n në lojë, duke pranuar një ulje të ndjeshme të çmimit të madh prej 200 mijë eurosh. Ky propozim shkaktoi diskutime të ashpra dhe ndarje mendimesh brenda shtëpisë, pasi disa banorë u shprehën hapur kundër rikthimit të tij. Sipas tyre, të gjithë kanë hyrë në shtëpi me synimin për të fituar çmimin maksimal...