Pse A$AP Rocky shmangu pyetjen nëse ishte martuar me Rihanna-n?

Pse A$AP Rocky shmangu pyetjen nëse ishte martuar me Rihanna-n?

Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky po vazhdon ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes së tepërt mediatike. Gjatë një paraqitjeje në episodin e 4 shkurtit të emisionit Celebrity Substitute, të moderuar nga Julian Shapiro-Barnum, artisti 37-vjeçar shmangu një pyetje direkte në lidhje me marrëdhënien e tij me këngëtaren Rihanna. Në këtë format televiziv, ku nxënës të shkollave publike intervistojnë personazhe të famshëm, një nga fëmijët e pyeti Rocky-n nëse ishte i martuar me Rihanna-n. “Është një pyetje interesante ajo që më bëre”, u përgjigj reperi, përpara se ta kthente situatën me humor duke e pyetur vogëlushin nëse do të preferonte që në vend të tij të ishte Rihanna. “Ti do Rihanna-n, apo jo? Epo sot më ke mua”, shtoi ai. A$AP Rocky, emri...