Produksioni e zbuloi! Kristi u përjashtua për këtë arsye
Zbardhen detaje të reja lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka ngjallur reagime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit. Sipas informacioneve të bëra me dije, arsyeja kryesore e largimit përfundimtar të ish-banorit lidhet me shkeljen e përsëritur të rregullave të programit. Kristi ka kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë, duke ndërmarrë një tjetër tentativë për t’u larguar nga loja. Kjo ishte tentativa e dytë e tij për t’u arratisur, pas ngjarjes kur një zarf i zi mbërriti në shtëpi dhe gjatë një prime televotimi publiku vendosi ta rikthejë sërish në garë. Burime nga produksioni bëjnë me dije se përjashtimi i tij është vendosur për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e lojës, pasi tentativat e përsëritura...
Burimi:
argjiroja.net