Produksioni e përjashtoi pasi kaloi murin rrethues, flet për herë të parë Kristi!
Në “Prime-n” e sotëm të “BBVA5”, produksioni bëri me dije se ish-banori Kristi Lamaj kishte kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë. Pas përjashtimit nga Big Brother Vip 5 pas daljes nga muri, Kristi ishte në studio ku foli për largimin e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ish-banori është shprehur se këtë herë ai ka zgjedhur veten e tij duke i besuar logjikës, dhe gjithashtu ai i ka kërkuar falje publikut pas daljes nga muri. “Është një shtëpi e jashtëzakonshme, ka disa momente të jashtëzakonshme, edhe unë e kam thënë kur bëra monologun. Herën e parë zgjodha familjen time, edhe produksionin, edhe herën e dytë publikun, edhe herën e tretë zgjodha veten time. Ishte një zgjedhje, i besova logjikës time, edhe ashtu vendosa,...
Burimi:
argjiroja.net