Produksioni anulon Prime-n e nesërm, çfarë po ndodh në ‘BBV’

Produksioni anulon Prime-n e nesërm, çfarë po ndodh në ‘BBV’

Mbrëmja e radhës e “Big Brother VIP” nuk do të vijë si zakonisht, pasi programi do të zhvendoset për të mërkurën. Arsyeja lidhet me një nga përballjet më të rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila do të luajë kundër Turqisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror. Ndeshja pritet të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Top Channel dhe DigitAlb, duke marrë vëmendjen kryesore të publikut shqiptar. Kosova vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores historike ndaj Sllovakisë disa ditë më parë, një rezultat që ka rritur ndjeshëm shpresat...