Princi William flet hapur për shëndetin mendor: “Mësoni ta doni veten”
Princi William ka folur hapur për mënyrën se si përballet me sfidat e shëndetit mendor, duke inkurajuar njerëzit që të “mësojnë ta duan dhe ta kuptojnë veten”. Gjatë një paraqitjeje të papritur në një emision të mëngjesit në BBC Radio 1 më 18 shkurt, Princi i Uellsit, 43 vjeç, mori pjesë në një panel diskutimi mbi vetëvrasjen tek meshkujt. Në bisedë me moderatorin Greg James dhe reperin britanik Professor Green, ai theksoi nevojën për më shumë modele mashkullore që flasin hapur për shëndetin mendor. Sipas tij, normalizimi i diskutimeve për emocionet është thelbësor për të ndihmuar ata që kalojnë momente krize. “Duhet të marrësh kohë për të kuptuar emocionet e tua dhe arsyen pse ndihesh në një mënyrë të caktuar,” u shpreh ai, duke shtuar...
Burimi:
argjiroja.net