Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar. Në njoftimin e shpërndarë për publikun bëhet e ditur se martesa e Princit është kremtuar në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti. Sipas komunikatës, fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend me rëndësi historike për familjen mbretërore. Përzgjedhja e këtij ambienti lidhet edhe me trashëgiminë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, me origjinë hungareze, e cila sipas njoftimit mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së familjes mbretërore shqiptare. Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve. Njoftimi është bërë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar...
Burimi:
argjiroja.net