Princi Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni private në Sllovaki

Princi Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni private në Sllovaki

Princi shqiptar Leka II Zogu dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë këtë të dielë, 15 mars, në një ceremoni private dhe elegante. Sipas një komunikate zyrtare nga oborri mbretëror, Blerta Celibashi tashmë do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin princeshë. Martesa u kremtua në Kështjellën Apponyi Castle, rezidencë e Mbretëresha Geraldinë, duke nderuar trashëgiminë dhe origjinën e saj hungareze. Çifti ka zgjedhur që të festojë këtë moment të rëndësishëm në mënyrë diskrete, vetëm mes familjarëve dhe miqve më të afërt. Ky kapitull i ri vjen pas një periudhe në vëmendje publike për Princi Lekën, lidhur me marrëdhënien e tij të mëparshme me ish-bashkëshorten, aktoren Elia Zaharia. Nga martesa e tij e parë, Princ Leka ka një...