PRINC LEKA I JEP FUND BEQARISE NE SLLOVAKI

PRINC LEKA I JEP FUND BEQARISE NE SLLOVAKI

Princ Leka II i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Blerta Celibashin, me një ceremoni private. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror me një njoftim zyrtar, ku zbulon edhe fotografitë e bëra në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. “Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi. Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn. Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila...