Prezantohet fermerja e re! Sfida e vështirë që realizoi moderatorja
Malbora Gurra, moderatorja e njohur i bashkohet Ferma VIP 3. Malbora është fermerja më e re dhe prezantimi i saj u bë nga koteci i pulave. Sigurisht moderatorja duhet të kalonte një sfidë para se të futej në fermë, ajo duhet të mblidhte të gjitha vezët që ndodheshin të shpërndara në kotec. Malbora nuk arriti të mblidhte të gjitha vezët po sikur mos të mjaftonte kjo, në fund iu rrëzuan të gjitha vezët. Malbora nga 200 vezë arriti të mblidhte vetëm 20 vezë, ajo u shpreh se nuk e favorizuan shumë takat.
Burimi:
vizionplus.tv