“Po të mbaj me gjithë zemrën time, mami” – Beatrix Ramosaj ndan betejën e nënës me kancerin
Një moment prekës ka ardhur nga këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një periudhë të vështirë familjare. Siç e dimë, nëna e artistes është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor, një betejë që po përballohet me shumë forcë dhe shpresë. Beatrix ka zgjedhur ta bëjë publik këtë moment të ndjeshëm përmes disa InstaStory-ve emocionale, ku shpreh dashurinë e pakushtëzuar dhe mbështetjen e saj për të ëmën, pavarësisht distancës fizike. “Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë”, shkruan këngëtarja, duke prekur zemrat e ndjekësve. Artistja bën të ditur se një tjetër fazë e rëndësishme e trajtimit është përmbyllur me sukses,...
Burimi:
argjiroja.net