Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Plotësohet skuadra e finalistëve,dy konkurentët e fundit të “Albania’s got talent” siguruan biletën
Briselda Yzeiri dhe Andi Hyso, janë dy konkurrentët e fundit që u zgjodhën nga juria për t’iu bashkuar finalistëve të spektaklit “Albania’s got talent”. Kështu është plotësuar i gjithë mozaiku i përbërë nga 12 finalistë që do të dhurojnë një spektakël të vërtet me talentet e tyre në fnalen e madhe. Gjysmëfinalja e fundit ishte plot emocione, duke vërtetuar dhe njëherë se ky prodhim i Vizion Plus gjatë këtij sezoni ka qenë një sukses i vërtetë. Mbrëmja nisi me energjinë e pashtershme Geron Papës, 11 vjeçarit baterist dhe vijoi me Betim Asanin, i cili edhe këtë herë befasoi jurinë me artin e tij. Po aq emocione të bukura dhuroi edhe Esper Kalemaj, apo dhe Ejza Xhoxha, e ndjekur nga performanca fantastike e iluzionistit Edmond Murra....