Piers Morgan pëson aksident, thyen legenin: Rashë si një thes me patate
Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, Piers Morgan, ka bërë të ditur se ndodhet në spital pas një aksidenti serioz që i ka ndodhur në një hotel në Londër, ku ka pësuar thyerje të legenit. Lajmin ai e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram dy foto: një ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit dhe një tjetër që tregon rëntgenin e legenit të thyer. Morgan shpjegoi se aksidenti ndodhi pasi u pengua në një shkallë të vogël brenda restorantit të hotelit, duke nënvlerësuar lartësinë e saj. Rënia, sipas tij, ishte e fortë dhe e papritur, aq sa mjekët e kanë vlerësuar si një dëmtim serioz që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale. Sipas diagnozës mjekësore, prezantuesit do...
Burimi:
argjiroja.net