Pesë filmat më të mirë të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, duhet t’i shikoni patjetër

Pesë filmat më të mirë të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, duhet t’i shikoni patjetër

Krishtlindjet kanë shërbyer shpesh si frymëzim për kinemanë, duke dhuruar disa nga filmat më të dashur për publikun. Nga klasiku It’s a Wonderful Life (Është një jetë e mrekullueshme) i Frank Capra-s, deri te zgjedhja më e pazakontë si Die Hard (Vështirë për t’u vrarë) me Bruce Willis, lista e filmave është e gjatë. Megjithatë, vetëm disa prej tyre janë kthyer në traditë të përvitshme për festat. Ja pesë prej më të mirëve: 1. Home Alone (I vetëm në shtëpi) Pa dyshim, Home Alone është filmi që identifikohet më fort me Krishtlindjet. I publikuar 35 vite më parë dhe me regji nga Chris Columbus, filmi e bëri të famshëm Macaulay Culkin. Historia ndjek 8-vjeçarin Kevin McCallister, i cili mbetet aksidentalisht vetëm në shtëpi, ndërsa familja...