Pesë banorë në nominim/ Lorna largohet nga shtëpia: Nuk e prisja

Pesë banorë në nominim/ Lorna largohet nga shtëpia: Nuk e prisja

Lorna është banorja e eliminuar mbrëmjen e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP 5. Ajo ishte në nominim së bashku me Selin, Mirin, Keijsin dhe Inën, nominim ky i ardhur nga zinxhiri i shpëtimit. Lorna u bë pjesë e shtëpisë që nga Prime i parë, por nuk arriti dot ta çonte deri në fund lojën e saj. Në fjalën e saj në studio, ajo u shpreh: “Nuk e prisja. Por publiku do më shumë të shoh lojën në çift si Ina-Keijsi se loja tek”.