Përplasje e ashpër në Ferma VIP 3, Blerina “shpërthen” ndaj Akilit, debat i nxehtë për “nivelin” dhe protagonizmin

Përplasje e ashpër në Ferma VIP 3, Blerina “shpërthen” ndaj Akilit, debat i nxehtë për “nivelin” dhe protagonizmin

Tensionet kanë nisur që në ditët e para në Ferma VIP 3, ku përplasjet mes konkurrentëve nuk kanë munguar. Një nga debatet më të forta është zhvilluar mes Blerinës dhe Akilit, duke zbuluar antipatitë e para brenda fermës. E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani mbi përplasjet e para, Blerina i cilësoi ato si të panevojshme dhe të nxitura nga dëshira për vëmendje. Situata u tensionua edhe më shumë kur ajo përmendi drejtpërdrejt Akilin, duke e akuzuar se kërkon të dalë në pah përmes sjelljeve negative. Nga ana tjetër, Akili reagoi duke mohuar çdo qëllim për protagonizëm dhe duke theksuar se gjithçka ka qenë spontane. Debati degradoi në tone personale, ku të dy shkëmbyen akuza për “nivelin”, duke e bërë atmosferën në studio edhe më të...