Përplasja e vjetër rikthehet në ekran/ Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani bashkë në “Ferma VIP 3”

Përplasja e vjetër rikthehet në ekran/ Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani bashkë në “Ferma VIP 3”

Për të kuptuar pse kjo përballje në ekran pritet të jetë interesante, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë raportet mes tyre. Gjithçka nisi gjatë kohës kur Einxhel Shkira ishte një nga banoret më të forta dhe më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 1”. Gjatë një puntate të emisionit “Goca dhe gra”, Armina Mevlani u shpreh hapur se nuk e preferonte aspak lojën e moderatores. “Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj,” deklaroi Armina asokohe, duke treguar hapur mbështetjen për rivalin e Einxhelit. Pasi...