Performanca spektakolare, kush janë finalistët e radhës në Albania’s Got Talent

Performanca spektakolare, kush janë finalistët e radhës në Albania’s Got Talent

Është mbyllur një tjetër natë fantastike e Albania’s Got Talent në televizionin kombëtar Vizion Plus. Dhjetë talente performuan para publikut dhe jurisë në Albania’s Got Talent, Agron Llakaj, Kastro Zizo, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, të cilët patën një tjetër natë të vështirë në përzgjedhjen e dy finalistëve. Mes talenteve, vetëm Grupi i Grave Teuta me këndim dhe Roan Bejleri në bateri, u përzgjodhën për të qenë finalistët e radhës për në finalen e madhe të Albania’s Got Talent. Albania’s Got Talent, nën moderimin e Isli Islamit, rikthehet sërish të hënën e ardhshme në ekranin kampion Vizion Plus. Për të gjithë ju që nuk mund të ndiqni LIVE mbrëmjen e sotme, e gjeni spektaklin në linkun tonë të YouTube