Për ju që e humbët, ky banor u eliminua nga BBVK4 por bileta e fatit e rikthen sërish në lojë!

Për ju që e humbët, ky banor u eliminua nga BBVK4 por bileta e fatit e rikthen sërish në lojë!

Ardit Stafaj u shpall i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk arriti t’i shpëtojë televotimit javor të publikut. Muzikanti nga Gostivari ishte në nominim së bashku me Hygertën, Ludo Lee-n, Albën dhe Labinotin, mirëpo në fund ishte pikërisht Arditi ai që u detyrua të linte shtëpinë më të famshme në Kosovë. Megjithatë, eliminimi i tij nuk rezultoi përfundimtar. Menjëherë pas mbërritjes në studio, Stafaj hapi të ashtuquajturën “biletë fati”, e cila i rezervoi një surprizë të madhe. Bileta që ai përzgjodhi rezultoi të ishte një biletë kthimi, duke i dhënë kështu një shans të dytë për të vazhduar rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4. Ky moment u prit me reagime të forta si...