Për ju që e humbët, këta janë 5 finalistët e “BBVK”
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka hyrë zyrtarisht në fazën më vendimtare të tij. Pas javësh të mbushura me emocione, strategji, debate dhe momente që kanë mbajtur publikun të mbërthyer para ekranit, shtëpia më e famshme në Kosovë ka kompletuar pesëshen finale. Me votën e publikut, në garë kanë mbetur Elijona, Ludo Lee, Londrim Mekaj, Klodi dhe Hygerta Sako. Secili prej tyre ka ndërtuar një rrugëtim të veçantë brenda shtëpisë, duke krijuar identitetin e vet, aleanca, por edhe përplasje që kanë ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e lojës. Mbështetja e fansave është rritur nga java në javë, duke e bërë këtë fazë finale edhe më të paparashikueshme. Nga ana tjetër, spektakli i fundit shënoi fundin e aventurës për Benita Zena, Dolce, si dhe...
Burimi:
argjiroja.net