Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

Akti i Gjykatës së Romës, seksioni XIV i falimentimit daton më 29 janar 2025: shpall mbylljen e falimentimit të “Atelier Realm srl” pas shpërndarjes së aktiveve tek kreditorët. Procedura ka zgjatur 6 vite, shkruan Corriere della Sera. Shoqëria, me rreth dhjetë punonjës, prodhonte çanta luksoze me markën VBH. Personazhe të famshëm dhe yje ndërkombëtare si Gwyneth Paltrow, Jennifer Lopez, Uma Thurman, Sarah Jessica Parker dhe Michelle Obama janë fotografuar me çantat e tyre VBH dhe fotot ishin të varura në showroom-in e Romës. Por financat nuk rezistuan dhe e kuqja e thellë nuk ishte ajo e Valentinos, por bilanci me humbje. Marrëveshja me kuratorin e falimentimit Çantat e çmuara (që gjenden ende online me çmime deri në 14 mijë euro) prodhoheshin në laboratorin e Pontassieve nga lëkurat e çmuara të pitonit, krokodilit...