Pasi u dhunua, gazetari Elton Tozaj kërcënohet me benzinë te dera e shtëpisë
Gazetari Elton Tozaj denoncon në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë. Sipas deklarimeve të tij në komisariat, gazetari Tozaj pretendon se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona të dyshuar të lidhur me paligjshmëri që ai i ka denoncuar publikisht me emra. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, rreth orës 04:30, në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në rrjetet e tij sociale, Tozaj ka publikuar edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së pallatit, ku shfaqet autori i këtij veprimi, me një bideon 6 litra benzinë në dorë. Kujtojmë se,...
Burimi:
vizionplus.tv