Pas reagimit të Mateos, flet për herë të parë Brikena për nominimin
Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë Prime-t të mbrëmshëm në “BBBA”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i nominuari, i cili u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional në dhomën e rrëfimit. “Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” tha ai, duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena. Pas reagimit të tij, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme. Ajo theksoi se nominimi nuk ishte hakmarrje. “Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” tha ajo, duke iu referuar një situate që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku Mateo i...
Burimi:
argjiroja.net