Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita
Pas përjashtimit të papritur të Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania”, reagimi i parë publik ka ardhur nga Krusita, me të cilën ai kishte krijuar një lidhje të ngushtë brenda shtëpisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur hapur habinë e saj, duke shkruar thjesht: “Pse, kur dhe si”. Një reagim i shkurtër, por domethënës, që ka nxitur menjëherë komente dhe diskutime nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si shenjë tronditjeje dhe paqartësie ndaj vendimit të marrë nga produksioni. Ndërkohë, gjatë mëngjesit, “Vëllai i Madh” ka njoftuar zyrtarisht përjashtimin përfundimtar të Kristi Lamajt nga gara, përmes një Zarfi të Zi që mbërriti në shtëpi. Mes një atmosfere të tensionuar, zarfi u lexua nga banorja Brikena, e cila komunikoi vendimin e produksionit,...
Burimi:
ntv.al