Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në një mënyrë simbolike. Kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, publikoi një imazh festiv të artistit për të uruar Krishtlindjen, duke rikthyer praninë e tij mes fansave. Në foto, Gjesti shfaqet me stilin e tij karakteristik, xhins dhe atlete rozë të ndezura, i rrethuar nga dritat festive të pemës së Krishtlindjes. Ajo që bie në sy është natyra e imazhit, i cili duket të jetë përpunuar ose gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke krijuar një avatar që ruan prezencën e artistit pa ekspozuar pamjen e tij reale. Kjo zgjedhje tregon se Gjesti vazhdon të mbajë distancën private në këtë periudhë zie....