Pas ndarjes nga e fejuara, zbulohet e dashura e re e fituesit të ‘BBA’
Nata e Shën Valentinit ka sjellë një zhvillim të ri në jetën personale të moderatorit dhe ish-fituesit të “Big Brother”, Vesel Kurtishaj, i cili ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje të re dashurie. Vetëm pesë muaj pas ndarjes së bujshme nga ish-e fejuara, Veseli zgjodhi pikërisht festën e të dashuruarve për të zbuluar se zemra e tij është sërish e zënë, duke bërë atë që në rrjetet sociale njihet si një “soft launch” i romancës së re. Moderatori publikoi në rrjetet sociale një fotografi bardh e zi nga një darkë intime, ku shfaqej partnerja e tij e re, Rreze Kuçi. Postimi u shoqërua vetëm me një emoji trëndafili, duke lënë fillimisht vend për kuriozitet dhe spekulime nga ndjekësit. Megjithatë, misteri nuk zgjati shumë....
Burimi:
argjiroja.net