Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?
Afrimi i DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm nga publiku, por tashmë ka hapur edhe një “telenovelë” të vogël jashtë ekranit, ku kanë marrë pjesë familjarët e tyre. Pas reagimit të motrës së Gimbos, e cila iu përgjigj pozitivisht pyetjes së një faqeje fansash nëse nëna e tij do të “jepte Selin” në Kosovë, tashmë është vëllai i banores, Onno, ai që ka vendosur të ndërhyjë me humor. Në profilin e Selin në Instagram, Onno ka replikuar direkt me faqen e fansave, duke shkruar se, sipas tij, për këto punë nuk pyetet nëna. “Mesa di unë nuk pytet nana”- shkruan Onno. Ky shkëmbim batutash tregon qartë se familjet po e ndjekin me vëmendje dhe humor afrimin...
Burimi:
argjiroja.net