Pas katër vitesh mungesë, Justin Bieber do rikthehet në këtë skenë muzikore
Justin Bieber ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në skenën e Çmimeve Grammy, të cilat do të zhvillohen të dielën, më 1 shkurt, me Trevor Noah në rolin e prezantuesit. Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e këngëtarit, i cili pritet të performojë pas publikimit të albumit të tij më të ri, të titulluar “Swag”. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Bieber në Grammy që nga viti 2022, kur ai interpretoi hitin “Peaches” së bashku me Giveon dhe Daniel Caesar, një performancë që u prit mjaft pozitivisht nga publiku dhe kritika. Rikthimi i tij në këtë event prestigjioz vjen në një periudhë shumë të suksesshme artistike, pasi albumi “Swag” ka marrë vlerësime të larta dhe e ka rikthyer këngëtarin në...
Burimi:
argjiroja.net