Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i veçantë i Agron Llakajt për fundvit
Aktori i njohur shqiptar, Agron Llakaj, ka përcjellë një mesazh të ngrohtë dhe plot emocion për Vitin e Ri 2026, përmes një video-urimi drejtuar miqve dhe publikut. Agron Llakaj thekson se urimi i tij nuk lidhet me pasuri të mëdha materiale, por me gjërat thelbësore të jetës: një copë bukë në tavolinë, një gotë verë dhe mbi të gjitha, njerëzit e dashur pranë. Sipas tij, pasuria më e madhe që Zoti i ka dhënë njeriut është familja dhe miqtë. “Nuk uroj shumë. Në çdo tavolinë paçi një copë bukë, paçi një gotë verë, por qofshi plot në shpirt dhe në zemër, të keni rreth vetes njerëzit e dashur, si pasuria më e madhe që Zoti na ka dhënë, dhe nuk ka pasuri më të madhe...