‘Pa ju nuk kishte kuptim’/ DJ Gimbo reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

‘Pa ju nuk kishte kuptim’/ DJ Gimbo reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, DJ Gimbo ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë me ndjekësit e tij një mesazh falënderues dhe emocional për gjithë mbështetjen e marrë gjatë rrugëtimit në këtë format. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj publikut, duke theksuar se përkrahja e tyre ka qenë vendimtare në momentet më të vështira brenda shtëpisë. “Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim”, është shprehur ai. DJ Gimbo ka treguar gjithashtu se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit,...