Osman Stafa tregon betejën me alopecinë: Mu shfaq pas infektimit me Covid-19

Osman Stafa tregon betejën me alopecinë: Mu shfaq pas infektimit me Covid-19

Gazetari Osman Stafa, ka folur në emisionin On The Road në Top News, për alopecinë. Stafa rrëfeu se është prekur prej saj pas infektimit nga Covid-19 dhe në një kohë të shkurtër, alopecia avancoi duke sjellë një sfidë të re në jetën e tij. Gazetari tregoi se nuk është se e kaloi keq prekjen nga koronavirusi, nuk pati asnjë lloj problemi, por thjesht e mori pak me ankth dhe ndoshta ndikoi te shfaqja e sëmundjes autoimunitare. Stafa rrëfen edhe momentin e përballjes me sëmundjen, paragjykimet dhe për forcën për ta pranuar atë. Ai thotë se sëmundja i ndryshoi pamjen, por jo qëllimin. Pa u ndalur asnjë ditë nga misioni i tij, ai dëshmon se vështirësitë nuk të thyejnë kur zgjedh të vazhdosh. “Ajo çfarë unë...