Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Nuk i publikojnë, se i kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli’/ Ish banorja e BBVA ironizon vajzat e showbizit
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Mishel Vieri, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”. Në panel, së bashku me Blendi Salajn dhe Hid Baçin, ata trajtuan një temë interesante që lidhej me jetën publike, ekspozimin në rrjete sociale dhe raportin që personazhet publikë kanë me privatësinë. Gjatë bisedës, Dea u ndal posaçërisht te vajzat e shoubizit dhe mënyra se si ato zgjedhin të mos e ekspozojnë jetën sentimentale. Me humor, por edhe me një dozë ironie, ajo tha: “Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta publikojë në...