Nominimi i bashkoi? Mateo dhe Brikena në momente intime? VIDEO pushton rrjetin
Brikena duket se ka krijuar një raport mjaft të ngushtë me Mateon, një afërsi që duket qartë në videon e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale. Në klip, dyshja shfaqen duke kaluar një moment të qetë dhe intim, ndërsa afërsia fizike duket e natyrshme dhe e pranueshme nga të dy. Siç e kemi parë tashmë, Brikena ka lejuar që Mateo të ketë prekje fizike ndaj saj, një gjest që kohëve të fundit duket i zakonshëm mes tyre. Ky raport i afërt nuk është një zhvillim i ri; fansat vënë re se momentet e ngjashme kanë ndodhur që kur Brikenës i erdhi droni nga familja, ku ata kishin thënë: “Bëj ç’të duash, ne jemi me ty”. Si duket ishte ky momenti që Brikena po priste...
Burimi:
ntv.al