Një emër i madh rikthehet në skenë/ Arbana Osmani merr drejtimin e Ferma Vip?

Një emër i madh rikthehet në skenë/ Arbana Osmani merr drejtimin e Ferma Vip?

Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, një nga formatet më të ndjekura të viteve të fundit. Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën. Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional. Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende...