Nis gjysmëfinalja e tretë e Albania’s Got Talent, LIVE në ekranin e Vizion Plus

Nis gjysmëfinalja e tretë e Albania’s Got Talent, LIVE në ekranin e Vizion Plus

Ka nisur gjysmëfinalja e tretë e Albania’s Got Talent, e cila po transmetohet LIVE në Televizionin Kombëtar Vizion Plus. Nën moderimin e Isli Islamit dhe jurisë së përbërë nga Agron Llakaj, Kastro Zizo, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, 10 talente do të ngjiten në skenë mbrëmjen e sotme, për të synuar finalen e madhe ku do të luhet për çmimin prej 20 mijë euro. Vetëm dy do të jenë konkurrentët që do të fitojnë zemrën e jurisë, për të kaluar kështu në fazën e fundit, në magjinë e finales. Por se kush do të jenë talentet finalistë, ndiqeni mbrëmjen e sotme në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, në livestream vizionplus.tv dhe linkun e YouTube. /vizionplus.tv