Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA
Një sfidë karaoke e ardhur përmes një zarfi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një moment tejet emocional për Luiz Ejllin, i cili u pa i përlotur gjatë interpretimit të një kënge të njohur. Luizi, i cili u fut të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të qëndruar vetëm disa ditë, është pjesë e një dinamike të veçantë në këtë edicion, ku ai garon vetëm me Artan Kolën, pa dijeninë e banorëve të tjerë. Gjatë ditës së sotme (e hënë), një zarf i ardhur në shtëpi i vuri dy artistët përballë një sfide karaoke, ku ata duhej të këndonin së bashku. Në momentin që u lëshua kënga “Kush të ndau prej meje” e Shpat Kasapit, atmosfera ndryshoi...
Burimi:
argjiroja.net