Netflix blen startup-in e Ben Affleck, marrëveshja mund të arrijë 600 milionë dollarë
Netflix ka njoftuar blerjen e InterPositive, një startup të teknologjisë për prodhimin e filmave të bazuar në inteligjencën artificiale, e themeluar nga aktori dhe regjizori Ben Affleck. Shuma totale e marrëveshjes mund të arrijë deri në 600 milionë dollarë, nëse kompania përmbush objektivat e performancës, ndërsa pagesa fillestare paraprake ishte më e vogël. Affleck dhe investitorët e InterPositive mund të përfitojnë deri në këtë shumë përmes kontratës me Netflix, megjithëse identiteti i investitorëve të tjerë nuk është zbuluar. InterPositive, me seli në Los Angeles, ka funksionuar në fshehtësi që nga themelimi i saj në vitin 2022. Sipas Affleck, kompania po zhvillon një sistem të inteligjencës artificiale që krijon modele nga pamjet e prodhimit ditore, të cilat mund të përdoren nga regjisorët gjatë post-prodhimit për detyra...
Burimi:
argjiroja.net