Në konfliktin Beckham, Romeo mbështet prindërit, “Nicola Peltz është problemi”

Në konfliktin Beckham, Romeo mbështet prindërit, “Nicola Peltz është problemi”

Romeo Beckham, djali i dytë i David dhe Victoria Beckham, ka treguar sërish mbështetjen e tij për prindërit në tensionet familjare që kanë përfshirë vëllanë e madh, Brooklyn, dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz. Djali i dytë i David dhe Victoria Beckham ka vendosur “like” në një video virale, ku producentja, influencerja dhe ekspertja e kulturës pop, Ash Cantley, duke folur për përçarjen në familjen Beckham, sulmon hapur bashkëshorten e Brooklyn-it:“Victoria dhe David po përpiqen të shpëtojnë djalin e tyre. Problemi është Nicola Peltz. Mendoj se ka qenë ajo që e ka detyruar të sulmojë prindërit në rrjetet sociale”. Një version i historisë i ngjashëm me atë që prej muajsh mbështetet nga vëzhgues të tjerë, të bindur se Nicola nuk e ka duruar kurrë vjehrrën...