Ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

Ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit ka rënë dukshëm në sy gjatë dy ditëve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother, duke nxitur menjëherë komente dhe spekulime nga publiku. Dyshja janë parë shpesh duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer së bashku dhe duke shkëmbyer biseda të afërta, çka ka bërë që marrëdhënia e tyre të komentohet gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Kulmi i këtyre afrimeve u shënua pas spektaklit të së hënës, ku Dolce dhe Limi u panë duke shkëmbyer një puthje në buzë, moment që u bë menjëherë viral. Kjo situatë ka shkaktuar bujë edhe më të madhe për faktin se Limi është futur vetëm prej pak ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai njihet gjithashtu si ish-partneri i Alba...