Ndërron jetë regjisori legjendar hungarez në moshën 70-vjeçare
Regjisori i njohur hungarez Béla Tarr, një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë evropiane dhe botërore, ka ndërruar jetë sot në moshën 70-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmi u konfirmua në emër të familjes së tij nga regjisori Bence Fliegauf, duke shkaktuar trishtim të madh në botën e artit dhe kinemasë. I konsideruar si mjeshtër i planeve-sekuencë të gjata dhe i filmave bardhë e zi me atmosferë të errët, Béla Tarr u bë i njohur për stilin e tij unik dhe për portretizimin e peizazheve të braktisura dhe të krizës morale e shoqërore. Ndër veprat e tij më të shquara është filmi monumental “Satantango” (1994), një film shtatëorësh që trajton rënien e komunizmit në Evropën Lindore dhe shkatërrimin material e shpirtëror të shoqërisë,...
Burimi:
argjiroja.net