Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare aktori i serialit “Friends”
Aktori amerikan Pat Finn, i njohur për paraqitjet e tij në seriale të famshme televizive si Friends, Seinfeld dhe The Middle, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Sipas mediave amerikane, Finn ka vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një beteje disa-vjeçare me kancerin, për të cilin po trajtohej që nga viti 2022. Familja e tij e kujtoi aktorin si një njeri të ngrohtë dhe plot jetë. “Pat nuk takoi kurrë një të huaj – vetëm miq që ende nuk i njihte”, thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, duke shtuar se ai e jetoi jetën “plotësisht, me gëzim dhe entuziazëm”. Roli i parë televiziv i Finn ishte në vitin 1995 në The George Wendt Show, ku interpretoi vëllain...
Burimi:
vizionplus.tv