Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi i hidhur u bë me dije nga grupi i rrokut përmes një postimi në platformën “X”. “Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë”, tha grupi muzikor përmes një deklarate. Grupi është më i njohur për hitet e viteve 2000 si “Kryptonite”, “Here Without You”, dhe “When I’m Gone dhe Loser”. Në maj të vitit 2025, Arnold njoftoi se ishte diagnostikuar me karcinomë e qelizave renale, një formë e kancerit të veshkave, që i kishte shkaktuar metastaza në mushkri.