Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni

Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni

Sinjali i drejtpërdrejtë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania është ndërprerë përkohësisht për shkak të disa problemeve teknike, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit në rrjetet sociale. Në një njoftim zyrtar të publikuar nga produksioni ne rrjetin social Instagram, bëhet e ditur se ndërprerja nuk lidhet me ndonjë situatë të pazakontë brenda shtëpisë, por me çështje teknike që kanë ndikuar në transmetim. Ekipi teknik, sipas organizatorëve, po punon intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të sinjalit dhe normalizimin e transmetimit live. Produksioni ka siguruar gjithashtu publikun se, pavarësisht ndërprerjes së sinjalit për shikuesit, banorët e shtëpisë vazhdojnë të jenë nën monitorim të plotë dhe të pandërprerë nga kamerat, duke garantuar kështu transparencën dhe sigurinë e formatit. “Për shkak...