Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Marinella, legjenda e muzikës greke

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Marinella, legjenda e muzikës greke

Marinella, e lindur Kyriaki Papadopoulou, zëri legjendar i muzikës greke, e cila për afro 6 dekada ia ka dalë të magjepsë publikun, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Njoftimi është dhënë nga familja e saj: “Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e Marinellës, nënës dhe gjyshes sonë të dashur, e cila ndërroi jetë në shtëpi, më 28 mars 2026, në orën 18:00.” Marinella konsiderohej një nga zërat më të suksesshëm dhe më të njohur të Greqisë. Këngëtarja e madhe, e cila besonte se mosha është thjesht një numër, mbeti aktive deri në ditët e saj të fundit, duke thënë njëherë se nuk mund të kuptonte njerëzit që nuk arrijnë të jetojnë çdo moment. “Nuk më intereson mosha. Vitet e mia nuk më kanë shqetësuar kurrë....