Ndahen çmimet “Golden Globe”, “One Battle After Another”, Jessie Buckley aktorja më e mirë kryesore
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes u mbajt në Beverly Hills, duke shënuar zyrtarisht hapjen e sezonit të çmimeve në industrinë e filmit dhe televizionit. Mbrëmja mblodhi emrat më të njohur të kinemasë botërore dhe u karakterizua nga emocione, surpriza dhe mesazhe sociale. Filmi “One Battle After Another” i Leonardo DiCaprio-s rezultoi fituesi më i madh i mbrëmjes, duke rrëmbyer disa nga çmimet kryesore, përfshirë atë për filmin më të mirë në kategorinë komedi/muzikal, si edhe çmime për regjinë dhe skenarin. Ndërkohë, “Hamnet” u shpall filmi më i mirë dramatik. Në kategoritë e aktrimit, Timothée Chalamet u vlerësua me Golden Globe për aktorin më të mirë në komedi/muzikal, ndërsa Jessie Buckley fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol kryesor dramatik. Çmime të...
Burimi:
vizionplus.tv