Naomi Campbell reagon pasi emri i saj doli në dokumentet e Epstein: Mos më akuzoni

Naomi Campbell reagon pasi emri i saj doli në dokumentet e Epstein: Mos më akuzoni

Supermodelja britanike Naomi Campbell ka reaguar publikisht pasi emri i saj u përmend në dokumentet e reja të publikuara në kuadër të hetimeve federale lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, emri i 55-vjeçares shfaqet në qindra dokumente që lidhen me rrjetin e Epstein. Pas publikimit të këtyre materialeve, Campbell reagoi përmes Instagram Story, duke theksuar se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. “E kam thënë në vitin 2019 dhe e them sërish tani: mos më akuzoni kur nuk kam bërë asgjë të gabuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se qëndron në solidaritet të plotë me viktimat. Ekipi i saj ligjor mohoi çdo pretendim për sjellje të pahijshme, duke pranuar se modelja e kishte njohur Epstein për vite me...