“Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka ngjallur debat të fortë gjatë diskutimeve në studio, pasi ka ngritur dyshime se banorja Alba mund të vuajë nga Sindroma e Stokholmit. Gjatë analizës së dinamikave brenda shtëpisë, Leonora u ndal veçanërisht te raporti i Albës me Limin, duke theksuar se sjellja e saj, sipas saj, nuk është e logjikshme dhe reflekton mungesë respekti ndaj vetes. Sipas opinionistes, kontrasti mes mënyrës se si Alba shprehet në disa raste dhe mënyrës se si flet kur përmend Limin është i pakuptueshëm. Ajo vuri në dukje se herë pas here Alba shfaq perceptime të qarta dhe logjike, por kjo, sipas saj, ndryshon rrënjësisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me banorin tjetër. “Ndonjëherë kur e shoh më duket...
Burimi:
argjiroja.net