Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit
Monika Kryemadhi po tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm si figurë politike, por edhe si opinioniste në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtrat e zakonshëm kanë shkaktuar diskutime. Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi shpjegoi se sinqeriteti është gjithmonë pjesë e natyrës së saj. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur. E pyetur nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi tha: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”. Megjithatë, ajo pranoi se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, duke e cilësuar si dashurinë e saj të parë...
Burimi:
argjiroja.net